Riza Halimi i kërkon “fer” dy lidervë të PDSH-së!

Fushata parazgjedhore të cilën po e zhvillon PVD e Riza Halimit, ka nisur së tepërmi të “nxehet” edhe përkundër se nuk ka asnjë kundërshtar direk shqiptar në këto zgjedhje. Megjithate partitë “bojkotuese” shqiptare janë të angazhuara nga partitë e ndryshme serbe nëpër vendvotimet shqiptare, duke u involvuar në procesin e pengimit të PVD-së, që mos të fitoj një ulëse në parlamentin republikan.
Në një prononcim të tij, në kuadër të fushatës parazgjedhore në fshatin Miratoc të komunës së Preshevës, lideri shqiptar më i votuar në historinë e  Luginës së Preshevës, Riza Halimi, i ka kërkuar përballje televizive dy liderëve të PDSH-së së Preshevës, kryetarit aktual Ragmi Mustafa dhe ish kryetarit Zeqirja Fazliut.
“Në vitet 80’ta dhe të 90’ta, atëherë kur Gjimnazit të Preshevës i rrezikohej ndrrimi i emrit nga “Skenderbeu”, në emër tjetër jo të dëshiruar për kolektivin, këta dy lider, nuk kishin guximin asnjë fjalë të thonë, e leje më të marin ndonjë iniciativ për pengimin e masave të cilat po ushtroheshin ndaj neve. Patriotizmi floklorik i tyre, njihej që atëher” – tha Halimi
“Kur të dojnë në çdo moment në cili do media qoftë, le të jetë edhe kryetari i tanishëm i PDSH-së, edhe ai i mëparshmi, kemi punuar me një kolektiv” – deklaron para miratocasve, Riza Halimi kryetar i PVD-së.

Leave a Reply

Back to top button