Rrethohet stadiumi i Miratocës, për ta penguar hedhjen e mbeturinave

Në mënyre vullnetare sot në fshatin Miratoc disa bashkfshatarë bënë rrethimin e stadiumit të fshatit për të penguar njëhere e përgjithmonë hedhjen e mbeturinave në afërsi të tij.
Hedhja e mbeturinave afër stadiumit ishte tashmë problemi kryesor që po pengonte aktivitetet e futbollistëvet të fshatit Miratoc nga njerëz të pandërgjegjshëm.
Shumë herë ishin organizuar edhe aksione për grumbullimin e mbeturinave, mirëpo ky nuk ishte zgjidhja adekuate.
Kryesia e klubit faleminderon te gjithe pjesmarresit ne kete aktivitet dhe ata qe siguruan materialin ndertimor, duke shpresuar që ky problem është evituar njëherë e përgjithmonë, duke mos penguar materialet interte në sportdashësit dhe atyre që meren me sport.