Rusia edhe zyrtarisht e merr Krimenë

Rusia zyrtarisht e ‘gëlltiti’ Krimenë, rajonin ukrainas, pasditen e së martës, raporton The Washington Post.
Kjo ndodhi vetëm pak momente pasi Presidenti rus, Vladimir Putini deklaroj se Rusia nuk ka asnjë pretendim tjetër ndaj territorit të Ukrainës.
Gjatë një fjalimi në një sesion të përbashkët të parlamentit të cilin ai e kishte kërkuar për “unifikimin” e Krimesë me Rusinë, ai ka thënë se rajoni ka një rol të veçantë për historinë e Rusisë, diçka që e bënë unike. Liderët tej mase të gëzuar të parlamenteve ruse dhe atij të Ktimesë, kanë nënshkruar një traktat të bashkimit menjëherë pasi Putini e ka përfunduar fjalimin.
Kremlini ka njoftuar se traktati konsiderohet i zbatueshëm edhe para se parlamenti ta ratifikojë atë.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button