Shqiptarët e Luginës në bisedimet me Serbinë dhe mundësia për t’iu bashkuar Kosovës?

Ku janë shqiptarët e Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, thotë për Top Channel se beson që nuk do të jeta koha e largët kur në këto bisedimë, temë konkrete do të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Makolli ka thënë se deri tash në bisedime janë trajtuar tema ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që kanë përfshirë edhe serbët në Kosovë, por sipas tij, nuk do të jetë koha e largët kur në to do të flitet edhe për shqiptarët në Luginë.
Ndërkaq kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, vlerëson se nuk është demode që tani të mos mendohet për bashkimin e shqiptarëve të Luginës me Kosovën.
Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, thotë se realizimi i ëndrrës për të qenë të bashkuar, mund të realizohet vetëm në kuadër të një Ballkani që do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Në një emision të Top Channel, këta liderë kanë dhënë ekskluzivisht mendimet e tyre për shqiptarët në Luginën e Preshevës, gjendjen e tyre dikur dhe sot…

Leave a Reply

Back to top button