Shqiptarët, me dy deputetë në Kuvendin e Serbisë

Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e Aleksandar Vucicit, ka fituar 48.2 për qind të votave, apo 156 deputetë. Partia dytë radhitet koalicioni SPS-PUPS-JS rreth Ivica Dacicit, që ka fituar 13.6 për qind të votave, ose 44 deputetë.
Por, risi e këtyre zgjedhjeve është se Partia për Veprim Demokratik ka fituar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, SDA nga Sanxhak ka fituar tre deputet, ndërsa SVM së hungarezëve do t’i takojnë shtatë deputetë.
Për deputetët shqiptarë kanë votuar 21 mijë zgjedhës.