Skender Destani pranon se kanë vjedhur vota në zgjedhjet parlamentare të 2007!

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani ka pranuar se kanë vjedhur votat e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007.
« Ju i mbushni kutitë pa problem, siç i patëm mbush 2007, edhe fitoni një deputet, aq ju duhen, se për të dytin, Riza s’ka qejf edhe ai me shku », ka thënë Destani duke debatuar në rrjetin social « facebook » me Ismail Pajazitin nga Partia për Veprim Demokratik.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, BDL e Skender Destanit ishte pjesë e « Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës », që kishte siguruar një mandat në parlamentin serb. Skender Destani është aktualisht zëvëndës-kryetar i Komunës së Preshevës dhe pjesë e « bllokut bojkotues » të zgjedhjeve parlamentare. /presheva.com/

Leave a Reply

Back to top button