Tërrnocasit: Laboratoret e drogës dhe fabrikat e armatimit gjenden në Beograd, projekti antishqiptarë i Medvegjës ka për qëllim edhe Bujanocin

Në qytetin e Vranjës ka filluar të mblidhen nënshkrime për peticion të qytetarëve, me të cilën kërkohet shkarkimi i kryeshefit të policisë Slagjan Velinoviq.
Qytetarët që mbështesin këtë peticion, e konsiderojnë qytetin e Vranjës si të pasigurtë, me një numër të madh të incidenteve vitet e fundit si dhe trafikim të madh të drogës. “Tek qytetarët është e pranishme frika e madhe. Shefi i policisë është përgjegjës për mosveprim dhe dështim për të marrë masa kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës në Tërrnocin e Madh komuna e Bujanocit. Gjithashtu, Velinoviq nuk gëzon besimin e askujt, dhe as nuk ka vendosur bashkëpunim të mirë me qytetarët” ka vlersuar Zoran Petroviq, përfaqësues i Sindikatave të bashkuara të Policisë. Lidhur me përfshirjen e fshatit Tërrnoc në këtë temë, sot kanë reaguar edhe banorët e këtij fshati, duke thënë se droga dhe laboratori i drogës gjendet në Beograd e asesi në Tërrnoc. “Laboratoret e drogës dhe fabrikat e armatimit gjenden në Beograd aty ku edhe janë narko bosat e ketyre aktiviteteve, këtë po e dëshmojnë edhe arrstimet kohëve të fundit, ku narkobosat të njohur në tërë Botën janë të nacionalitetit serb dhe nga Beogradi por edhe nga qytetet tjera, po të kishte pasur gjëra të tilla tek ne, policia, ushtria dhe xhandarmëria serbe moti do ta kishte bastisur Tërrnocin dhe zdo të kishte lënë dy gurë bashkë” thonë banorët e Tërrnocit. Agim Haliti kryetarë i Bashkësis Lokale të Tërrnocit thot se, “këto propaganda kanë për qëllim shqetësimin e Tërrnocasëve dhe destabilizimin e situatës, shpërnguljen e popullatës dhe humbjen e pushtetit Lokal”. Haliti gjithashtu ka potencuar se, nuk na habisin deklarata të tilla, sepse gjithmonë kështu flitet për Tërrnocin, ndërsa droga dhe narkobosat arrestohen në Sërbi. Haliti apelon te të gjith kryetarët e bashksive loke dhe tek të gjith banorët e Luginës, që të reagojn ashpër ndaj këtyre shkrimeve, sepse sulmi ndaj Tërrnocit është sulm ndaj të gjitha vendbanimeve shqiptare në Lugin, me të vetmin qëllim që të zbrazet në përgjithsi Lugina e Preshevës. Vlenë të theksohet se, në mes të fshatit Tërrnoc, janë të stacionuar policia lokale multietnike, të cilët patrullojnë 24h dhe të cilët deri më sot nuk kanë raportuar për raste të tilla të cilat i lansojnë mediat e Beogradit.
Njëllosja e vendbanimit më të madh në Sërbi i banuar etnikisht me shqiptarë, për banorët e shqiptarë kjo është politikë antishqiptare e Beogradit, që po mundohen ta zbrazin këtë vendbanim dhe kështu të fillojnë zbatimin e projektit të Medvegjës të cilën gati e spastruan nga shqiptarët edhe në komunën e Bujanocit, anadaj kërkohet Alarmim i popullatës shqiptare dhe subjekteve politike e institucionale, që të ndërmarin masa në këtë drejtim, sa nuk është bërë vonë.