U pajtuam që s’pajtohemi- takim në mes të përfaqësuesit të Britanisë së Madhe dhe kryetarit të komunës

U pajtuam që s’pajtohemi, por duhet të mirëkuptohemi në mes vete, ishin këto konkludimet pas takimit që kishin përfaqësuesi I ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd dhe kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Britania e Madhe erdhi me mesazhe se duhet të dilet në zgjedhjet parlamentare. Mospajtimi ishte duhet apo jo të merret pjesë në zgjedhjet parlamentare, ku sipas zotit Mustafa në këtë fazë hapin përpara duhet ta bëjë Serbia karshi pakicave kombëtare përderisa në këtë kohë ajo nuk është e gatshme të krijojë siguri.
Ragmi Mustafa me amerikanin-2Ai ka potencuar se nuk do të jenë pjesë e parlamentit aty ku diskriminojmë veten tonë tha ndër të tjera Ragmi Mustafa gjatë konferencës për media. Edhe pas zgjedhjeve të datës 16 mars është premtuar se takimet do të intensifikohen në raport me pushtetin lokal në Preshevë dhe organizmat ndërkombëtare që veprojnë në vend në mënyrë që të gjenden modalitetet për vazhdimin e dialogut me qeveritarët serb në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë. RTV Presheva

Leave a Reply

Back to top button