Vjedhja e pazakontë në Durrës, vetura ‘zhvishet’ e tëra

Një grabitje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një automjet brenda natës është ‘zhveshur’ i gjithi. Persona ende të paidentifikuar kanë mundur ta çmontojnë atë, duke i vjedhur pothuajse çdo pjesë si brenda dhe jashtë. Ngjarja është konstatuar nga pronari i automjetit, emigrant i sapokthyer nga Anglia. Mësohet se, në kohën që ai ka shkuar për të marrë makinën në Lagjen nr. 5, të qytetit bregdetar, vend në të cilin e kishte parkuar e ka gjetur atë të çmontuar.

I habitur nga grabitja e pazakontë, ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor tha se, automjeti tip “Benz” CLS 350 me targa “AA 657 HT”, është çmontuar nga hajdutët, duke i vjedhur katër dyert, grupin e timonit, prapakolpin dhe një gomë rezervë. Madje autorët kanë grabitur edhe një celular si dhe disa dokumente që ndodheshin brenda automjetit.
Kjo vjedhje e konsideruar si e pazakontë për blutë e Durrësit, mendohet të ketë ndodhur gjatë natës, duke gdhirë dita e sotme. Sipas policisë, autorët ende të paidentifikuar, pasi kanë thyer njërin nga xhamat trekëndësh në derën e pasme, kanë vjedhur çdo pjesë lehtësisht të çmontueshme, duke lënë vetëm kabinën e sediljet.

Leave a Reply

Back to top button