Zyrtare: Ja lista e ekipit të Kosovës

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka publikuar listën e 22 lojtarëve të cilët janë të ftuar për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare ndaj Haitit.
Bunjaku në pamundësi për t’i grumbulluar yjet e mëdha si Xhaka, Shaqiri dhe Januzaj, ka grumbulluar lojtarë të tjerë që ishin të gatshëm për të përfaqësuar shtetin tonë.
Është Samir Ujkani ai që ka konfirmuar grumbullimin, ashtu sikurse edhe shumë lojtarë të tjerë që janë në listë e që kryesisht luajnë në kampionatet evropiane.
Kosova do të përballet me Haitin të premtën e ardhshme me filim nga ora 15:00. Natyrisht Telegrafi do të jetë i pranishëm në stadium, e madje edhe nëpër zhveshtoret e ekipit të Kosovës për të marrë përshtypjet e para dhe për t’iu njoftuar me gjithçka që ndodh në stadium.
Lista e Kosovës kundër Haitit:
Portierë: Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Julian Bibelaj.
Mbrojtës: Avni Pepa, Lorent Sadiku, Lum Rexhepi, Shkodran Metaj, Shpëtim Hasani.
Mesfushorët: Ardian Gashi, Anel Rashkaj, Fanol Prededaj, Enis Alushi, Liridon Krasniqi, Kristian Nushi, Enis Bunjaku, Faton Toski, Shpëtim Hasani, Flamur Kastrati.
Sulmuesit: Albert Bunjaku, Ilir Azemi, Alban Bunjaku, Bersant Celina.