Adnan Januzaj, skandal seksual me një mama!

Adnan Januzaj në mes të një skandali seksual, që përfshin katër futbollistë të Manchester United, ndër të cilët edhe Shinji Kagawa, Sam Johnstone e një tjetër, i paidentifikuar. 
Irlandezo-veriorja Claire McMullan ka deklaruar për “The Sun” se ka pasur biseda erotike në “chat” me futbollistet e “Red Devils”. 28-vjeçarja, nënë edhe e tre fëmijëve, ka zbuluar detaje pikante sidomos për talentin 19-vjeçar belgo-kosovar: “Adnan i adhuron videot erotike dhe e di si të më nxisë. Mund ta quaj një “Djall” të vërtetë të eksituar…”. Ndër të tjera, McMullan ka treguar se Januzaj ka uruar që mund ta takojë sa më shpejt dhe madje Adnani e ka ftuar të fluturojë në Manchester, me shpenzimet e tij.
Jo vetëm kaq, sepse bjondia nga Irlanda e Veriut ka treguar se ka pasur shkëmbime mesazhesh e videosh edhe me Kagawa, si dhe me portierin rezervë Johnstone. Me të parin ka shkuar deri aty sa që u shfaq në intimo, kurse mbrojtësi ekstrem duhet t’i ketë propozuar “seks tresh”.

Leave a Reply

Back to top button