Aksion i policisë në Bujanoc, në shënjestër lokalet e natës

Në orët e mbrëmjes të së martës, disa nga lokalet e natës në komunën e Bujanocit kanë qenë nën shënjestër të policisë special. Siç ka mësuar BujanociNet nga dëshmitarët okularë, në këtë aksion nuk kanë qenë të përfshirë policia lokale.
Policët që kanë bërë kontrollin në lokalet e natës, kanë qenë të maskuar dhe me vetura të blinduara, të përcjedhur nga një kamerë xhirimi. Gjatë këtij aksioni policia thuhet të ketë arrestuar disa përsona, prej tyre edhe të gjinisë femrore. Arrestimet janë bërë në dy lokalet e natës, të cilat njihen si “stripitz bar” ku edhe i kanë kryer arrestimet. Personat e arrestuar, pas kryerjes së procedurës në stacionin policorë në Bujanoc, janë dërguar në drejtim të Vranjës, por deri në këto momente nuk ka asnjë informatë zyrtare për numrin e të arrstuarve dhe qëllimin e këtij aksioni./BujanociNet/