Kim Kardashian kartolinë për fansat

Nëna e North West, Kimi ka filmuar veten mbi një varkë, nën një sfond mahnitës dhe videon e ka postuar në Instagram.
Kim Kardashian mundohet më kot në “mbulimin” e saj me vizitat në tempuj të shenjtë, pasi nuk e humbet kurrë shansin për të nxjerrë thuajse çdo centimetër të trupit të saj me bikini në Tailandë. Brunia, e cila ndodhet në vendin aziatik për të filmuar skena për “Keeping Up With The Kardashians”, ka nxjerrë format e saj në “ekspoze”, teksa ka filmuar veten mbi një varkë, nën një sfond mahnitës.
Pavarësisht bukurive natyrore që servir video e postuar në Instagram, protagonistja kryesore është si gjithmonë, Kim. E veshur me një bikini unik shumëngjyrësh, nëna 33-vjeçare e North West ka marrë poza tepër joshëse, natyrisht për të nxjerrë sa më në dukje trupin.
Gjithçka e ka shoqëruar me mesazhin drejtuar fansave: “Uroj të ishit edhe juve këtu!”.