NP Moravica- qytetarët nëse nuk paguajnë borxhin do të publikohen emrat e tyre

Po vazhdon edhe më tej mos shlyerja e borxheve ndaj NP Moravica. Sipas drejtorit Naser Sadiku kjo ndërmarrje vazhdon edhe më tej të jetë në gjendje të rëndë përderisa nuk shlyhen borxhet nga qytetarët, por tano e tutje lista e borxhlinjve do të bëhet publike në media. Një problem tjetër është edhe mungesa e reshjeve të shiut ku në burimin e Toplikut masa e ujit është zvogëluar për 20 përqind.
Mungesa e reshjeve të shiut ka zvogëluar masën e ujti për 20 % një pjesë të qytetit që furnizohet nga burimi i Toplikut,sipas drejtorit të NP Moravica nëse kjo thatësirë vazhdon edhe më tej për sezonin veror gjithë furnizuesit e këtij burimi do të kenë mungesë të ujit.
E Ndërmarrjes Publike Moravica punët po ia vështirësojnë edhe qytetarët të cilët nuk paguajnë borxhet ndaj kësaj ndërmarrje.
Sipas drejtorit vetëm për një vit shuma e borxhit të pashlyer e qytetarëve ka arritur deri në 10 milion dinarë, por shuma e përgjithshme e këtij borxhi ka arritur vlerën e përgjithshme prej 48 milion dinarë.