Preshevarja që dy herë mposhti sëmundjen e kancerit!

Në letrën më poshtë, dërguar nga Bardh Avdiu redaksisë së presheva.com, mund të lexoni se si preshevarja, Mirfane Avdiu, pas konstatimit nga mjekët se ajo vuan nga sëmundja më e rëndë – kanceri, edhe pse mjekët kishin konstatuar se ajo nuk do të jetoj gjatë, Mirfanja, sot e kësaj dite jeton në Preshevë.

Lexojeni:

VETËM SE NJERËZIT QË KANË VULLNET TË MADH PËR JETË E  MPOSHTIN ÇDO BARIERË NË RRUGËN E TYRE 
(Nëna ime Mirfane J. Avdiu dy herë e mundi kancerrin e rëndë) 
Unë djali i saj Bardh Avdiu, mund të dëshmoj të vërtetën e madhe që thotë: “Vetëm se ata njerëz që kanë vullnet dhe elan për jetë dhe liri, mund t’i mposhtin sëmundjet më të rënda dhe më të rrezikshme për jetën e njeriut t’i këpusin dhe thyejnë po si gastare prangat e çelnikta edhe nëse ato janë të farktura nga materiali më i forte në botë”. 
Kësaj nënës sime të përvuajtur ndër mote i ranë shumë hata dhe përvijime të rënda në këtë nënqiellin tonë shqiptarë. Pikërisht gjatë vitit të stuhishëm të Pranverës shqiptare të ‘81, babai im Reshat Avdiu me shokët e tij të ilegales merr pjesë aktive në ato demostrata. Pas një kohe babain tim me shumë shokë të tjerë do ta arrestonin dhe do ta dënonin me burgë të rendë dhe të gjatë. 
Nënës sime do t’i binte barra më e rendë që të na rritte dhe ngritte mua atëbotë fëmiun e saj dy vjeçar dhe vëllaun tim Burimin vetëm se një vjeçar. Barra e nënës sime të vuajtjeve të mëdha nuk ishte vëtëm se kujdesi për neve fëmijët e saj, por duhej të kujdesej edhe për babain ton që regjimi atëbotë e kishte larguar dhe e kishte hedhë nëpër qelitë më të errata si në ato të Vrajës, CZ-Beograd, Zabella të Pozharevcit etj. 
Pas daljes nga burgu të babait e ngritëm dhe e ndërtuam në margjinë të Bushtranit shtëpinë tone, siç thotë populli ynë në Luginë të Preshevës e bëmë shtëpinë me dhjetë gishtat e duarve. Jeta filloi të rridhte hareshëm, por kjo nuk zgjati shumë për neve fëmijët e nënës sonë të përvuajtur. Ajo do të sëmuret shumë rendë dhe në shtator të vitit 1997, mjekët e Q.S. në Vrajë do të konstatonin se nëna jonë vuan nga kancerri në lukth në mëlçi dhe shnektë. Sëmundja ugurzëzë sa vinte dhe i rëndohej. Nëna jonë më nuk mundëte të përkujdesej për ne dhe as atëherë kur na dhimte koka dhe kishim temperaturë të lartë nuk e kishim dorën e madhe dhe mjekuese të nënës që të na i ledhatonte ballin dhe të na i largonte sado kudo dhimbjen dhe teperaturën e lartë. Ajo përballej për jetë a vdekje. Mjekët e Q.S. të Vrajës e dhanë propzimin e tyre që ajo duhej medeomos të operohej në VMA-Beograd. 
Nëna jonë iu nështrua operacionit kardinal në këtë spital ushtarak me të 31.XI.1997. Asaj iu mënjanua lukthi totalisht, shnetka, mëlqia iu mënjanua një pjesë, tamthat dhe zorrët deri në 70 cm iu mënjanuan. 
Gjatë vitit 1998, më propozim të konzoliumit të mjekëve të VMA-së, asaj iu caktua aplikimi i tre cikleve të kimioterapisë nga kjo sasi ajo e mori vetëm se një të dytën nuk mundi ta përballonte dhe ia ndërprenë dhe kështu ajo jetoi gati 16 vite nga operacioni i parë. 
Gjatë tetorit të vitit 2013, asaj prapë do t’i paraqitej kancerri kësaj radhe në brinjë dhe në kockat (unazat) kurrizore thuaj se me metastaz ne te gjith trupin. Mjekët e Q.S. të Nishit reparti i onkologjisë, asaj ia caktuan kimioterapinë prej tre cikleve(nje cikel zgjat 5 dite) në fillim edhe pse mejket ishin pesimist ne sherimin e saj, pastaj duke i parë analizat në vijim asaj ia zgjatën kimioterapinë edhe tre cikle cikle të tjera me gjithesej 30 kimioterapi dmth 30 her e morri helmin qe simbas mjekeve te vranjes ky ishte rast i veqant qe kurr me par nuk kishte ndodhur. Konzoliumi i mjekëve nga Nishi konstatuan se nëna ime ishte shëruar plotësisht nga kancerri këtë here ajo nëna jonë heroike e mundi kancerrin për së dyti. Andaj themë se nënën e kamë heroinën më të madhe në nënqiellin dhe tokën e Kosovës Lindore, duke i ngushlluar dhe shpresuar të gjitha ato nëna në rruzullin tokësor se kur njeriu ka vullnet dhe shpresë për jetë lexone dhe ndiqne qëndresën dhe shembullin e nënës sime të madhe nga Presheva. 

Bardh Avdiu, Cyrih-Zvicër 02.04.2014

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button