Magazina

Çfarë i tha Qendra Spitalore në Vranjë Stankoviqit për maternitetin në Preshevë?

Pas deklarimit të kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, se qendra spitalore në Vranjë, është ajo që po e pengon hapjen e maternitetit në Preshevë, në një letër të hapur, është deklaruar edhe kjo qendër spitalore rreth problemeve për hapjen e maternitetit jashtëspitalor në Preshevë.
Edhe pse janë investuar 1.5 milionë euro, ky maternietit ende nuk ka filluar me punë.
Presheva.com në tërësi ju transmeton letrën e hapur, Ja çfarë shkruan qendra spitalore në Vranjë:
I nderuar zotëri Stankoviq,
Kohë të gjatë po arrijnë deklaratat e juaja në lidhje me maternitetin në Preshevë, të cilat nuk janë të matura, edhe pse kanë mund të jenë edhe më të rënda.
Pohoni se udhëheqësia e qendrës spitalore në Vranjë po pengon hapjen e maternitetit në Preshevë, e cila nuk është e vërtetë, edhe që jeni edhe ju, një mjek me përvojë, dhe një ekpert, i vetëdijshëm për këtë.
Së pari, qendra spitalore në Vranjë asnjëherë nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për të dërguar gjinekologët e saj në Preshevë, për të punuar në maternietetin atje. Kjo thjesht, që ne nuk kemi mundur të refuzojmë diçka që nuk është kërkuar nga ne.
Së dyti, edhe më e rëndësishmja, për një lindje nuk është e mjaftueshme vetëm prania e gjinekologut, një mamisë dhe tavolinës ku duhet të lindet. Ky është një proces shumë më i komplikuar se sa ju mendoni.
Përveç gjinekologut, duhet që në lindje të jetë edhe një gjinekolog, një anesteziolog, transfuziolog, neonatolog, kirurg dhe së paku dy mami tjera. Edhe atë në 24 orë prezent, pasi lindjet nuk mund të urdhërohen në kohë të caktuara. Kjo do të thotë se këto kuadro duhet të shumëzohen me 4 që në secilin ndërrim të jetë stafi adekuat për lindje.
Në secilën lindje, komplikimet janë të mundshme, të cilat ndonjëherë kërkojnë që të zgjidhen në vend. Mendimi që lindjet e komplikuara të dërgohen në Vranjë, nuk mund të pranohen, pasi ato, edhe atë ju e dini mirë se, duhet të zgjidhen në vend dhe në afat sa më të shkurtë, pasi në të kundërtën pasojat mund të jenë katastrofale.
Pra, nëse lindja nuk rjedh ashtu siq e dëshirojmë të gjithë ne, dhe nëse ka nevojë që gruaja urgjentisht të operohet me “prerje cezariane”, si e keni paramenduar që operacioni të kryhet në maternitet i cili nuk ka sallë operimi dhe as ekip që mund ta kryej këtë?
Andaj, edhe ligji e parashikon që në çdo lindje të punoj më së paku dy gjinekolog. Për shkak të komplikimit duhet të jetë edhe një kirurg, dhe atë nuk e ka materniteti i Preshevës. 
Si po mendoni atherë ti operoni ato gra në një materniteti që nuk ka sallë operimi?
Por, edhe mos të ketë sallë operimi. Po në qoftë se gjatë lindjes që ju e keni imagjinuar, vjen deri tek komplikimi, edhe gruaja humb një sasi të konsiderueshme gjak? Si mendoni që pa transfuzion të plotësoni gjakun po edhe ta pregaditeni gruan për transportim në Vranjë?
Edhe nëse e pranojmë punën e maternitetit pa ekip të tillë, edhe nëse lindjet bëhen pa komplikime, çka tutje me të posalindurit dhe si do të jetë tretmani i tyre? Kush do të brengoset për ta në periudhat e ardhshme? Në Preshevë nuk ka neonatolog i cili sipas ligjit duhet të pranoj të porsalindurin. Ndoshta e keni menduar që menjëherë pas lindjes të dërgohet në Vranjë. Kjo është alternativa më e mirë, por edhe atëherë duhet të përkujdest neonatologu.
Megjithatë, në qoftë se çdo foshnje pas lindjes shkon në Vranjë, atherë shtrohet pyetja se çfarë është qëllimi i një materniteti të tillë.
E pra, z. Stankoviq, kush po e pengon punën e maternititet të Preshevës: Ne që duam të punojmë sipas ligjit, pasi ndryshe nuk mundemi dhe nuk guxojmë apo ju që nuk i kemi marrë në konsideratë këto? Dhe shumë mirë e dini se pa këtë nuk ka kujdes mjeksor adekuat, po edhe të ishte edhe në Beograd, Vranjë apo Preshevë.
Edhe plotësisht kanë të drejtë gjinekologët tanë që kanë hequr dorë nga puna në kushte jo adekuate, edhe honorarit që iu është ofruar.
Deklarata e juaj e pamatur tërhoqi edhe komente që kanë të bëjnë me miton dhe korrupsionin, për të cilat me të vërtetë nuk ia vlen të bisedohet.
Përshëndesim qëndrimim e Ministrisë që të ndërtohet materniteti në Preshevë, për të cilën thatë se ka kushtuar 1.5 milionë euro, por nuk e kemi të qartë, që nuk ka para për të përfunduar bllokun e kirurgjisë në Vranjë, e cila me vite po rrënohet, e cila ka rëndësi strategjike jo vetëm për Vranjën, por edhe për tërë regjionin.
Përfundimi i bllokut, Vranja do të ketë sallat e operacionit më moderne, trajtime të veçanta, adekuate dhe ndihmë të shpejtë mjeksore për shërim të të sëmurëve, për të cilën kemi kuadro” thuhet në letrën e qendrës spitalore në Vranjë të dërguar me 22 korrik. /presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button