MagazinaShëndetësi
10 këshilla për një dietë të thjeshtë
Tregoni kujdes, pasi sasia dhe cilësia e ushqimit mund të mos mjaftojë, ndaj duhet ndjekur një strategji graduale.
Fillimisht nisni me aktivitetin fizik, më pas bëni një ditar për ushqimin dhe pastaj nis pakësimi i yndyrnave.
Aktiviteti fizik duhet të jetë i rregullt
Organizoni veprimtarinë tuaj fizike në mënyrë të rregullt. Shëtitjet, ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, zëvendësoni stacionin e fundit të autobusit me ecjen në këmbë, evitoni të udhëtoni me makinë apo autobus për të shkuar në vendet pranë vendndodhjes suaj.
Matni ushqimet me një lugë
Vajin, salcën apo sheqernat llogaritini të jenë një lugë për vakt. Mundohuni të mos konsumoni ushqimet e gatshme që nuk dini përbërjen.
Hani një vakt të mirë
Në ditë duhet të konsumoni 4 deri në 5 vakte të vogla, por me kalori. Hani mëngjes për të mos u ndjerë të uritur në mbrëmje. Kjo është një këshillë që duhet ta mbani gjithmonë parasysh. Nëse në mbrëmje jeni të uritur dhe hani shumë më vonë do të përballeni me shtimin në peshë.
Përtypuni ngadalë dhe me kafshata të vogla
Për të tretur më mirë duhet ta përtypni ushqimin ngadalë dhe kafshatat të jenë të vogla. Tregohuni të duruar gjatë ngrënies.
Mos hiqni dorë nga buka, makaronat apo patatet
Asnjëherë mos mendoni se kilogramët e tepërt vijnë nga ngrënia e bukës, patateve, makaronave apo brumërave të tjera. Karbohidratet në sasi të kontrolluara nuk janë të dëmshme, ndërkohë që ato që gjenden te perimet janë shumë të kripura dhe të dëmshme. Ndaj, nëse tregoni kujdes në konsumimin e këtyre produkteve, mos i eliminoni nga menyja juaj.
Konsumoni fruta dhe perime
Duhet të konsumoni mesatarisht 3-4 fruta në ditë. Dhe në menynë e ditës nuk duhet të mungojnë 3 porcione të mira me perime.
Hani peshk
Të paktën dy herë në javë duhet të konsumoni peshk të gatuar me perime apo sipas dëshirës.
Mos pini pije alkoolike
Pijet alkoolike duhet të evitohen, pasi pakësojnë eliminimin e yndyrave.
Objektivi duhet të jetë i kapshëm
Gjatë dietës mos e kini mendjen te peshorja apo pakësimi i kileve të tepërta. Kontrollojeni peshën apo linjën tuaj me rrobat e përditshme.