LajmeMagazina

Bujanoc:18 familje serbe me vite të tëra keqpërdornin ujin e pijshëm, çkyçen nga rrjeti

Rreth 18 shtëpi të banuara nga serbët në pjesën periferike të qytetit, afër liqenit të Bujanocit për shkak të keçpërdorimit të ujit të pijshë, kyçjes ilegale në rrjetin e ujësjellësit dhe mos pagimin e faturave, nga dita e sotme janë jasht rrjetit të ujësjellësit.
Sipas kryetari të organit mbykqyrës në Ndërmarrjen publike Komunalia Avni Ismaili, gjatë kontrollit të ekipi të Komunalisë janë evidentuar parregullsi të mëdha në këtë pjesë periferike të banuara kryesisht me popullatë serbe, ku sipas raportit në disa shtëpi kanë qenbë nga 8 kyçje në një orë matëse, ndërsa në disa kanë qenë nga 5-4 kyçje në një orë, çka do të thot se kanë qenë të lidhura ilegalisht edhe atë me vite të tëra. Përveç kyçjeve ilelage, të njejtit nuk kanë paguar me rregull edhe faturat e ujit të harxhuar të cilat iu janë dërguar në adresë të tyre. Andaj me urdhër të kryetarit të organit mbykqurës në N.P. Komunalia Avni Ismaili këto shtëpi tani janë çkyçur nga rrjeti i ujësjellsit pasi që nuk kanë qenë të regjistruara në bazë të vendimit të kuvendit komunal dhe ligjit për ujra që çdo objekt duhet të ketë lidhje të posaçme shpjegon Ismaili. Ismaili tregon se, që nga dita e djeshme banorët e kësaj pjese kanë filluar të rregullojnë dokumentacionet përkatëse për të regjistruat orët e ujit në ndërmarrjen përkatëse, përderisa nuk do të rregullojnë të gjitha dokumentacionet e nevojshme do të jenë të çkyçur nga rrejti. Të njetit në bazë të ligjit do të përballen edhe me dënimet për keçpërdorim të ujit dhe kyçje ilegale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button