LajmeMagazina

Bujanoc: Policia finansiare aksion nëpër shitore konfiskon cigare nga Kosova

Në komunën e Bujanocit policia finansiare e shoqëruar edhe nga policia intervenimit të shpejt gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka kryer disa aksione nëpër shitoret e komunës dhe kiosqet, në këkrim të mallrave ilegale, veçanarisht mallrave nga Kosova.
Policia finansiare dhe policia e intervenimit të shpejt, në qendrën tregtare në Bujanoc në një kiosk ka konfiskuar cigare me prejardhje nga Kosova, në të njejtën kohë janë kryer bastisje edhe në fshatin Tërrnoc. Bastisjet e policisë kanë filluar ditë më parë, gjatë ditës martë bastisje janë kryer edhe në fshatin Bilaç të Bujanocit. Aksioni i policisë finansiare pritet të vazhdojë edhe ditëve në vijim, në kërkim të mallrave të pa autorizuara për treg.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button