Federata serbe e futbollit, ka dërguar letër Federatës së futbollit shqiptar, që kërkohet që në Beograd dhe Tiranë të luhen ndeshjet pa tifoz mysafir. Nëse përgjigja është negative, artherë shqiptarëve do ti takojnë 5% të biletave, ka thënë sekretari gjeneral i FSF.
Nga momenti kur ka qenë e qartë se Serbia dhe Shqipërisa do të luajnë ndeshjet për kualifikimet për Euro 2016, vëmendje e madhe iu është përkushtuar këtyre ndeshjeve dhe organizimit të saj.
“Menjëherë pas shortit kemi biseduar rreth organizimit të dy ndeshjeve dhe është e qartë se ekziston dëshira që këto dy ndeshje të kalojnë sa më mirë dhe në atmosferë korrekte, pas asnjë incident të mundur. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm se këso ndeshje të tilla kanë rrezik, dhe askush nuk dëshiron që diçka të ndikoj në fushë dhe jashtë saj” ka thënë sekretari gjeneral i FSF, Zoran Lakoviq, transmeton presheva.com.
“Në marrëveshje me strukturat e sigurisë të UEFA dhe me marrëveshje me policinë tonë, kemi sygjeruar Federatën shqiptare të futbollit që në ndeshjet e Tiranës dhe Beogradit të luhen ndeshjet pa tifoz mysafir. Nëse kjo nuk ndodh, atherë do të jenë biletat me protokol” ka shtuar ai.
“Ende nuk kemi përgjigje nga Tirana” ka shtuar Lakoviq.
“Gjithçka gjendet në duart e tyre, UEFA nuk ka mundësi që në këso situata të reagoj se si do të veprojnë Federatat, por vetëm mund të japin këshilla. Mendoj se edhe tek shqiptarët mendohet që mos të harxhohet energji shtesë në gjërat rreth fushës, por futbolli të jetë në qendër të vëmendjes”.
“Nëse ka përgjigje negative, atherë FSF duhet ti forcoj aspektet e organizimit të ndeshjes.
“Ne atherë do të jemi të pafuqishëm dhe duhet ti ndajmë shqiptarëve 5% të biletave. Do të kërkojmë të dhënat për secilin tifoz që vie, por të shohim se pari se cili është vendimi i shqiptarëve” ka thënë sekretari i FSF. /presheva.com/