LajmeMagazina

Fikret Limani nuk kam kërcënuar askend!?

Firket Limani kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë (KBI). përmes emisionit Urban në Radio Televizionin Aldi, ka sqaruar se nuk e ka kërcënuar kryetarin e Fondi Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) Xhelal Mehmetin.
Ai në emision ka potencuar se të gjitha kanë qenë dezinformata të lëshuar nëpër mediat elektronike nga Xhelal Mehmeti kryetari i FKHL-së, raporton Kjo është Presheva Jonë.
“Sa i përket FKHL-së në muajin Ramazan jam kërkuar që të takohem me Xhelal Mehmetin, edhe pse e kam prolongu këtë takim jemi takuar përsëri në ditën e martë në lokalet e Bashkësisë Islame.
Ku në zyre ka ardhur Kryetari Xhelal Mehmeti dhe një person tjeter ku Fondi kishte marrë një vendim dhe me një kërkesë që të mblidhen ndihma nëpër xhamit e Luginës për ndërtimin e 100 shtëpive.
Unë i kam thënë se ky vendim që keni marrë ka qenë i gabuar për arsye se ata janë organizatë ku nuk mund të marrë vendim që të depërtoj nëpër xhamit e Luginës së Preshevës. Vendimi është marrë që xhamitë të jenë nën patronatin dhe nën udhëheqjen e organizatës në fjalë.
Ai ka sqaruar më tej se momentin kur kanë kërkuar Fondi Humanitar të mblidhen mjete, këshilli i bashkësisë Islame në po të njejtën ditë ka shpërndarë një lajm tek Imamët e xhamive për të mbledh fonde për Medresen e Preshevës që ka filluar punën më 1 shtator.
Ndërsa kërkesa e Fondit nuk është refuzuar por atyre iu është sqaruar se mund të mbledhin fonde në javë e ardhshme për arsye se këtë javë do të ndihmohet Medreseja, dhe as nuk janë kërcënuar. /Kjo eshte Presheva Jone!/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button