
Kalldrëmi që dikur i mbulonte pothuajse të gjitha rrugët kryesore të Prizrenit, ku kanë qarkulluar edhe automjetet, ka mbetur veçse një kujtim në mendjet e banorëve të tij, ngase vite më parë pushteti lokal në emër të zhvillimit e modernizimit i ka larguar ata, dhe ka shtruar asfalt, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Disa vjet pas realizimit të këtyre projekteve, aktivistët civilë që veprojnë në këtë qytet dëshirojnë që të ngrenë dilemën nëse kjo ka qenë zgjidhja më e mirë për qytetin, derisa ekspertët thonë se “pjesa urbane mbetet e cunguar pa kalldrëm”. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)