LajmeMagazina

Historike, shqiptari nga Lugina pjesë e Kombëtares Shqiptare

Berat Xhimshiti do të luajë për Kombëtaren shqiptare. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku edhe kanë nisur tashmë procedurat për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për 21-vjeçarin nga Tërnoci, i Komunës së Bujanocit.
Duke qenë se jeton prej gati dy dekadash në Zvicër, në Zyrich, pikërisht aty ku edhe është rritur si futbollist, Xhimshiti nuk disponon nënshtetësi shqiptare dhe natyrisht as pasaportë të vendit tonë. Kësisoj, do të duhet që federata të bëjë të gjitha proceduarat sikundër ka vepruar edhe me lojtarë të tjerë me origjinë nga Kosova ose treva të tjera shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button