LajmeMagazina

Komuna e Bujanocit ndihmohet me veturë dedikuar romëve (foto)

20 komuna në Serbi kanë përfituar makina pë terren të tipit “Dacia” me një vlerë prej 4.8 milion eurove.
Në kuadër të projektit “Këtu jemi së bashku – ndihma europiane për përfshirjen e romëve “, me vlerë prej 4,8 milion euro dhe të cilin e finanson BE-ja, ndërsa e zbaton misioni i OSBE-së në Serbi, njëzet vetqeverisjet lokale kanë fituar automjete për terren të tipit „Dacia“, të cilat janë dorëzuar në Pallatin e Serbisë në prani të ministresësh Jandranka Joksimoviq, shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Majkëll Devenport dhe shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard.
Donacioni i automjeteve është rezultat i EU-së për të përmirësuar pozitën e romëve në Serbi. Automobili do të shërbej për grupet mobiluese të punëtorve shëndetësor dhe social në terren.
Donacioni i 20 automobilave ka vlerën e 200.000 eurove, ndërsa automobilat kanë fituar komuna e Bujanocit, Bojnikut, Bella Pallankës, Valevës, Zhitoraxhës, Pallillullës, Zvezdarës, Knjazhevcit, Kovinit, Kocelevës, Kragujevcit, Krushevcit, Leskocit, Novi Sadit, Oxhacës, Pançevës, Prokuplës, Smederevës dhe Somborit./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button