LajmeMagazina

Lirohen imamët Enis Rama dhe Ekrem Avdiu

Me kërkesë të prokurorit të rastit Haki Gecaj, është marrë vendimi për lirimin e dy imamëve nga Mitrovica Enis Rama dhe Ekrem Avdiu.
Mbrojtësi i Enis Ramës, avokati Mahmut Halimi ka konfirmuar për “Zëri” lirimin e dy hoxhallarëve ndërsa thotë se është rast i rrallë kur pasi që vendoset për paraburgimin, vet prokurori i rastit kërkon lirimin e personave.
Ndërkohë Gjykata e Apelit ende nuk e ka marrë vendimin për hoxhallarët e tjerë të cilët janë arrestuar javën e kaluar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që janë në kundërshtim me rendin kushtetuese të Kosovës.
I kontaktuar nga Express, prokurori Gecaj ka thënë se veprimi i tij është në kuadër të ligjit dhe se ai gjatë hetimeve ka ardhur në përfundim që dy të dyshuarit mund të mbrohen në liri. “Hetimet ndaj tyre vazhdojnë”.
Edhe avokati Arianit Koaci tha për Express se kjo është një ndërmarrje normale nga një prokuror në kuadër të kompetencave që ai ka në procesin hetimor.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button