LajmeMagazina

Mbytet maturanti gjilanas në Durrës

Gjilani ka përjetuar edhe një ngjarje tjetër tragjike. Mbrëmë në Durrës është mbytur nxënësi B.Selmani nxënës i klasës së XII në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Mbytjen e nxënësit e ka konfirmuar Nazmi Musa, drejtor i Arsimit në Gjilan. Musa tha se sipas informatave të para, nxënësi B.Selmani, është zgjuar nga gjumi dhe ka rënë nga kati i pestë ku edhe ka banuar.
“Më kanë thënë se ata në Durrës kanë intervenuar me kohë. Unë në emrin tim i shprehi ngushëllimet më të thella sepse vërtet është një rast që na ka prekur e tronditur thellë”, tha Musa.
Të gjithë nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” që janë nisur të shtunën në ekskursion për në Durrës pritet të kthehen sot në Gjilan, së bashku me viktimën.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button