LajmeMagazina

Mijëra qytetarë përcollën trupin e të ndjerit Ibrahim Sadikut

30 vjeçari Ibrahim Sadiku nga Bukuroca sot është përcjell për në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Bukuroc.

Në varrimin e të riut pas namazit të ikendis morën pjesë familjarë, shokë, miq, dashamirë e qytetarë të shumtë, të cilët kishin njohur të riun dhe dëgjuar për tragjedinë e tij.

I ndjeri Ibrahim Sadiku kishte ndërruar jetë të premten në momentin kur me motor kishte goditur një shtyllë.

Ky lajm ka tronditur qytetarët në gjithë Luginën e Preshevës të cilët kanë lëshuar një mori mesazhesh ngushëllimi për familjen Sadiku.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button