
Mbrëmjen e të hënës Policia e Qytetit të Cyrihut ka arrestuar në qarkun 11 të qytetit (Oerlikon), afër stacionit hekurudhor një shqiptar 60 vjeçar të dyshuar për tregti me drogë.
Me këtë rast policët e kanë shoqëruar atë deri në banesën e tij në Grafstal të Cyrihut ku kanë gjetur 980 gramë heroinë, një sasi të vogël heroine dhe rreth 450 gramë lëndë që shërben për përpunimin e drogës.
I arrestuari i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të Cyrihut për procedurë të mëtejshme.