LajmeMagazina

Në kufirin e Preshevës konfiskohen 53.100 euro nga shqiptari i Maqedonisë

Në vendkalimin kufitar të Preshevës është ndaluar transportimi me mbi 50.000 euro jashtë shtetit.
Në orët e vonshme të natës së ditës së martë, në kufi ka arritur një veturë e tipit BMW X5 me targa të Sllovenisë, në të cilën një person shqiptar nga Ma qedonia, i shoqëruar me prindërit duke udhëtuar në relacionin Kroaci – Maqedoni, janë gjetur një shumë e konsiderueshme e të hollave, njofton dogana, transmeton presheva.com.
Në kontrollimin e detajuar të veturës, pas deklaratës së shoferit se nuk ka asgjë për të deklaruar për doganë, janë gjetur 83.100 euro.
Një pjesë e të hollave, 30.000 euro, ishin fshehur nën këmbët e ndihmës shoferit, ndërsa 10.000 euro janë gjetur në cantën e dorës që ishte e vendosur në ulësen e pasme.
Në kuletën e shoferit janë gjetur 40.000 euro ndërsa në kuletën e babait të tij janë gjetur 4.000 euro.
Udhëtarët deklaruan se këto të holla i kanë fituar me ëmbëltore me të cilën merren familjarisht. Secilit udhëtar iu janë kthyer nga 10.000 euro, sa edhe është e lejuar që të mos deklarohen, ndërsa 53.100 euro janë mbajtur në doganë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button