
Policia e Nishit në pagesën për autostradë në Doljevac ka zbuluar 28 shtetas të Sirisë dhe 4 të Eritresë që kishin hyrë ilegalisht në Serbi.
Shtetasit e huaj janë gjetur në kombin e tipit “Renault Trafic”, me targa të Vranjës, ndërsa vozitësi R.S (28) nga komuna e Preshevës dyshohet se ka kryer vepër penale për trafikim të njerëzve, kalim ilegal të kufirit dhe falsifikim të dokumentave.