MagazinaSport

Ozil, besimtar i madh

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka treguar disa prej gjërave që i prakton para ndeshjeve dhe gjatë saj, duke konfirmuar edhe njëherë veten si besimtar të devotshëm të fesë Islame.
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka treguar se është besimtar i devotshëm i fesë Islame, dhe këtë e dëshmon edhe në kohën kur hyn në fushën e lojës para se të zhvillojë një ndeshje.
Gjatë një interviste me tabloidin britanik “Daily Mail”, ylli gjerman ka treguar se gjithmonë hyn në fushë me këmbën e djathtë.
Përveç kësaj, ai bën një lutje para fillimit të takimit. Kurse, sa i përket këpucëve sportive ai është aq i kujdesshëm sa që edhe lidhëset i fut brenda, në mënyrë që mos t’i paraqet pengesë në goditjen e topit.
Ai ka insistuar se kurrë nuk bëhet nervoz gjatë një takimi, dhe se ka metodat e tij të përqendrimit. Nuk ka ndonjë sekret të veçantë, por të gjitha i mban në kokë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button