MagazinaShëndetësi

Problemet që mund të shkaktojë çanta e shpinës tek fëmijët, ja se si t'i shmangni

Çantat e shpinës janë dizajnuara për ta shpërndarë peshën e barrës në mesin e muskujve më të fuqishëm të organizmit.
Por, kur mbahen në mënyrë jo korrekte, mund të shfaqen lëndime si tërheqje ose ndrydhje muskulore, dhe probleme me qëndrimin e trupit.
E rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të fëmijës është edhe mbajtja adekuate e çantave, të cilat, nëse nuk mbahen si duhet, mund të çojnë në probleme të ndryshme, madje edhe afatgjate, të lidhura me shpinën.
Derisa disa prej këtyre lëndimeve mund të jenë të lehta, të tjerat mund të lënë pasoja afatgjata te fëmijët, dhe t’i përcjellin ata në moshë të rritur.
Po ju sjellim disa këshilla për fëmijët dhe prindërit, që të parandalojnë problemet e shpinës, të shkaktuara nga çanta e shkollës:
Fëmijët nuk duhet të mbajnë më shumë se 15 deri në 20% të peshës së tyre trupore. Ata duhet të përdorin të dyja rripat e shpatullave në shpinë dhe t’i rregullojnë rripat për ta mbajtur peshën sa më afër shpinës.
Fëmijët duhet të mbajnë vetëm gjërat e nevojshme për atë ditë të shkollës ose për detyrat e shtëpisë.
Prindërit duhet t’u blejnë fëmijëve çantë që është me madhësi të përshtatshme për fëmijën.
Ata duhet t’i inkurajojnë fëmijët e tyre të tregojnë nëse ndjejnë mpirje ose therje të krahëve ose këmbëve, që mund të jetë një shenjë se çanta përshtatet keq ose se fëmija mban shumë peshë.
Këshilloni fëmijën tuaj ta vendosë dhe heqë çantën për të parë nëse kanë vështirësi, para se të nisen në shkollë. Nëse çanta duket shumë e rëndë, thoni fëmijës të largojë nga çanta disa libra dhe t’i mbajë ata në krahë për të lehtësuar barrën e shpinës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button