Biznesmeni kosovar Qazim Osmani e ka blerë hotelin “Maestral” në njërin nga gjiret më të bukur të Malit të Zi, në Përzhno të Milloçerit për 15 milion euro.
Objekti elitar ku ndodhet kazinoja më e madhe në Mal të Zi, e ka marrë me qira atë nga një kompani sllovene për 99 vjet.
Si shkruajnë mediet serbe, hoteli Maestral në Përzhno të Milloçerit është privatizuar nga një firmë sllovene, por biznesmeni kosovar e ka marrë atë në shfrytëzim nga firma sllovene për 99 vjet. Mirëpo, sipas fjalëve të tij, bartja nuk është bërë ende shkaku i komplikimeve të kontratës me firmën sllovene.
“Nuk e di nëse do ta blejë apo jo, pasi kompania sllovene ka një kontratë të komplikuar. Unë e kam marrë në shfrytëzim për 99 vjet. Kjo kompani po e shet atë në për 15 milion euro”, ka thënë Osmini për Kurir, transmeton lajmi.net. Biznesmeni shqiptar, ndryshe njihet edhe për lidhjet e tij me seksi këngëtaret e estratdës serbo-malazeze.
(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});