LajmeMagazina

Qytetarët e Luginës besojnë në subjektet politike që janë deklaruar PRO zgjedhjeve për KNSH

Miratimi i Ligjit në vitin 2009, për formimin e Këshillave nacionale të pakicave nacionale që jetojnë në Sërbi, në Parlamentin e Republikës së Sërbisë, i`a ka mundësuar edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta themelojnë këtë institucion të rëndësisë së veçantë për zgjidhjen e problemeve në katër fusha të rëndësishme.
Ligji për formimin e Këshillave kombëtare të pakicave kombëtare është i bazuar në konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat kolektive të pakicave Kombëtare, në të cilën parashihen kompetencat në lëmin e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare. Në bazë të Ligjit, iniciativa për themelimin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Ssrbi, është përkrahur me grumbullimin e 3 mijë e 100 nënshkrimeve të verifikuara në Gjykatat përkatëse komunale në zgjedhjet e para. Zgjedhjet e tashme në mandatin e dytë 4 vjeçarë do të mbahen me 26 tetor, qytetarët e komunës së Bujanocit shpresojnë së udhëheqësia e re e këtij organi do të bëjë më shumë se në të kaluarën, që ti zgjidhë çështjet që janë me interes nacional të shqiptarëve në Sërbi. Pjesa dërmuese e qytetarëve janë pro zgjedhjeve, ata vlerësojnë se me pjesmarrje në zgjedhje do ti japin mundësi udhëheqësisë së re që ti zgjidh problemet që janë në të mirëtë qytetarëve. Në anketën e bërë nga RTB, qytetarët kanë deklaruar se, do të marrin pjesë në zgjedhje sepse konfirmimi deri më tash partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet për KNSH na bënë të besojmë se në të ardhmën do të punohet seriozisht në zgjidhjen e problemeve në Arsim, kulturë, informim dhe përdorimin e simboleve kombëtare. Në anketën e realizuar me qytetarët kë edhe prej atyre që janë dëshpëruar me punëne deritanishme të KNSH dhe zgjidhjen e problemeve në katër fushat e caktuara, disa nga qytetarët thonë se, janë në dilemë lidhur me pjesmarrjen në zgjdhje. Sipas ligjit që ka të bëj me numrin e banorëve, pakicat nacionale në Serbi që kanë deri 10.000 banorë kanë të drejtë për 15 anëtarë të Këshillit Nacional, ndërsa numri më i madh 35 mund të kenë pakicat që kanë me mbi 100.000 banorë. Serbia njeh 22 pakica kombëtare, dhe zgjedhjet do të mbahen për 19 prej tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button