
Cristiano Ronaldo nuk do të lejohet të largohet nga Real Madridi.
Krerët e Real Madridit kanë vendosur të mos e lëshojnë portugezin, Cristiano Ronaldo.
Përkundër insistimit të madh të Manchester Unitedit, krerët e mbretërve pritet ta refuzojnë ҫdo ofertë eventuale nga skuadra angleze.
Kështu të paktën njofton Goal.com, sipas së cilës, as lojtari nuk dëshiron që të largohet nga Liga e Kampionëve, garë në të cilën po luan me Realin.