“KF Tërrnoci” nga Tërrnoci çdo dit e më shumë po thellohet në kriza të reja, mos suksesi në ndeshjet sportive, menaxhimi i keq i klubit dhe skandali i fundit, vendimi i gjykatës së Nishit për heqje lirie për tre lojtarë të këtij klubi.
Rasti i fundit ka shqetësuar popullatën shqiptarë të vendbanimit më të madh në Luginë dhe më gjerë, ku për një mosmarrveshje mes lojtarëve dhe referit në fushën e gjelbërt, lojtarët akuzohen me nga tre muaj heqje lirie. Ky dënim që tashmë ka tronditur të gjith, mund të duket qesharak por për familjarët e të akuzuarve është një tmerr i cili psiqikisht është duke i shkatërruar. Rasti kur referi i kishte akuzuar lojtarët se e kanë sulmuar fizikisht, Gjykata e Vranjës i kishte dënuar ata me mjete finansiare dhe 2 vite me kusht, ndaj këtij vendimi drejtori i klubit pa u konsultuar fare me familjarët e të dënuarve, është ankuar në Gjykatën e Nishit, e cila më pas duke mos e marrë parasysh ankesën e ka rritur dënimin ndaj tre lojtarëve me nga 3 muaj heqje lirie për secilin. BujanociNet, gjatë një bisede me familjarët ka mësuar se, i tërë procesi kishte mundur të përfundojë me vendimin e Gjykatës së Vranjës, me dënim në të holla dhe dënimi me kusht, qka edhe sipas ligjit aktual është gjë normale. “Sa herë që kam kontaktuar me Enisin (Enis Salihu drejtori i klubit) më ka thënë që mos të përzihem në pun e tij, sepse ai e ka avokatin dhe gjithçka do të rregullohet, as që më ka kontaktuar se do të ankohet në gjykatëne Nishit, dhe në momentet kur na erdhi vendimi për dënimin me nga 3 muaj, Enisi ka shkuar në pushime” i ka thënë BujanociNet njëri nga prindërit e të dënuarve. Ai gjithashtu ka theksuar se, “kam tentuar që ta angazhojë një avokat privat, sepse nuk kam djalë për ta dërguar në burgun e Quprisë për ku edhe i ka ardhur vendimi, por Enisi gjithnjë më ka kundërshtuar duke më thënë që mos ta bëjë një gjë të tillë, sepse kjo është çështje e klubit dhe se ai do të merret me këtë çështje”. Prindërit duke e parë se kryesia e KF Tërrnocit, pas vendimit të Gjykatës së Nishit, janë tërhjekur pothuajse plotësisht nga ky rast dhe nuk u intereson fare, ata kanë bërë kërkesë në Gjykatën e Vranjës që të paktën dënimi të shlyhet në shtëpi përmes magnetit elektronik në këmbë, kërkesë të cilën njëherë e ka refuzuar kjo Gjykatë dhe prindërit e kanë përsëritur. Të tre lojtarët e KF Tërrnocit, të hënën më 15 shtator sipas vendimit të Gjykatës së Nishit është dashur të paraqiten në shtëpin e përmirësimit në Qupri. Deri më sot kryesia e KF Tërrnocit nuk ka dhënë asnjë infromatë për opinion lidhur me dënimin e lojtarëve, edhe pse vendimi i Gjykatës së Nishit edhe nga vet avokati aktual i cili po meret me çështjen konsiderohet jo i drejtë.