LajmeMagazina

Stina e Vjeshtës sjell vështirësi për vozitësit, shtohen aksidentet rrugore

Ardhja e stinës së Vjeshtës dhe koha me reshjte të shiut ka bërë që mjegulla të jetë më e shpeshtë dhe më e dendur në këtë stinë të vitit. Vozitësve përshkak të mjegullës i këshillohet vozitje më e kujdesshme, mjegulla në mëngjes në vendet për gjatë lumenjëve, luginave dhe kthesave, mundë të shkaktojë vështirësi për ngasësit e automjeteve, kështu që ngasësit këshillohen që t’i ngasin makinat me më shumë kujdes dhe me këtë rast të kenë largësi sa më të madhe ndërmjet automjeteve.
Siç ka paralajmëruar sot Automoto e Sërbisë, komunikacioni jashtë qyteteve është në intenzitet më të dobët. Gjatë ditës në rrethinat jugperëndimore, jugore dhe jug lindore të Sërbisë pritet të ketë vende vende shi me intenzitet më të ulët. Në veri të Sërbisë edhe më tej është e pakalueshme rruga Bërza-Pallanka-Klladov. Sipas të dhënave të administratës së policisë kufitare, pritjet momentale të automjeteve në hyrje dhe dalje nga Sërbija janë deri në 30 minuta, thuhet në kumtes. Sipas të dhënave të administratës së policisë rrugore, gjatë ditës së djeshme në rrugët e Sërbisë janë evidentuar 90 aksidente komunikacioni në të cilat 33 persona janë të lënduar rënde dhe lehtë, kurse dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së djeshme në këto aksidente. Në Beograd janë evidentuar 45 aksidente rrugore në të cilat 9 persona janë lënduar rëndë njofton automoto e Sërbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button