Autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë është sulmuar në Graçanicë me gurë dhe vezë. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:55 derisa nuk raportohet për të lënduar.
Në Graçanicë është sulmuar autobusi i kompanisë “Hani Trans” i cili po udhëtonte nga Gjilani për në Prishtinë.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55.
“Ishim në Graçanicë, pas një ndalje të autobusit, autobusi është sulmuar me gurë dhe vezë”, ka thënë për Express, Gent Sylejmani, udhëtar në autobus.
Ai tha se në autobus ishin rreth 10 udhëtarë derisa lidhur me ngjarjen askush nga kompania nuk ka lajmëruar policinë.
“Fillimisht shoferi është ndalë dhe pastaj e ka kaluar atë pjesë me shpejtësi më të madhe”, tha ai.
Ndërkohë, policia e Kosovës e kontaktuar nga Express, tha se nuk ka informacione lidhur me rastin.