MagazinaSport

Van Gaal: Rooney bëri një gabim të madh

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka kritikuar sulmuesin e tij për kartonin e kuq.
Louis van Gaal ka theksuar se Wayne Rooney bëri një gabim të madh në rastin e përjashtimit me karton të kuq në takimin kundër West Hamit.

Holandezi nuk pranoi të komentonte shumë për ndërhyrjen e anglezit, por theksoi se ajo ishte një gabim i madh.

“Për mua, kjo nuk është një analizë e mirë ose një pyetje e mirë”, u shpreh Van Gaal, i pyetur për kartonin e kuq të Rooneyt.

“Është e drejtë e imja të mos përgjigjem. Ndërhyrja e Wayne ishte jomiqësore. Ky ishte gabimi i tij më i madh”, shtoi tutje holandezi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button