LajmeMagazina

Vozitësi që shkeli policin për vdekje lirohet me depozit dhe magnet elektronik në këmbë

Vozitësi i Audisë i cili para rreth një viti kishte shkelur me veturë për vdekje policin nga Krshevica e Vranjës Goran Gjorgjeviq, është arrestuar dhe liruar me kusht dhe me magnetin elektronik në këmbë. Sic kanë mësuar mediet serbe, nga Prokuroria e lartë në Vranjë, lënda gjyqësore është dërguar në ekspertizë trafiku, dhe përfundimi i procesit nuk është as afër. Vozitësi i Audisë, identetiti i të cilit fshihet një vit nga publiku, është dorëzuar vet në polici pas fshehjes disa mujore në teritorin e Kosovës.
“Kemi zbuluar dhe kemi gjetur vozitësin e Audisë i cili tetorin e vitit të kaluar kishte shkelur policin Gjorgjeviq. Me një depozit të hollash dhe me magnet elektronik në këmbë është liruar deri sa të përfundoj procesi gjyqësor. Ne kemi kryer punën tonë. Tani rastin po e udhëheq gjyqi” ka thënë kryeshefi i stacionit policor në Vranjë Slagjan Velinoviq.
Polici Goran Gjorgjeviq ka humbur jetën në detyrë kur me 21 tetot vitit të kaluar është goditur nga një veturë e tipit Audi me targa të Zvicrës, i cili kishte tentuar ta ndalë. Nga plagat e marra, Gjorgjeviq ndërroi jetë me 23 tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button