LajmeMagazina

500 shqiptarë të Preshevës në sfidën e Beogradit

Nga Lugina e Preshevës, një krahinë brenda territorit të Serbisë, e populluar nga shqiptarët, vjen lajmi se janë blerë rreth 500 bileta per ndeshjen Serbi-Shqiperi.
Kombëtares së Shqipërisë nuk do t’i mungojë mbështetja e tifozëve kuqezi në sfidën me Serbinë që do të zhvillohet më 14 tetor në Beograd, edhe nëse Federata Serbe e Futbollit merr vendimin përfundimtar për të mos i pranuar mbëshetësit e përfaqësueses sonë në këtë sfidë të nxehtë.
Nga Lugina e Preshevës, një krahinë brenda territorit të Serbisë,  e populluar nga shqiptarët, vjen lajmi se janë blerë rreth 500 bileta të këtij takimi, raporton supersport.al. 
Tregtarët serbë, duke përfituar nga fakti që nga kjo krahinë kishte interesim të madh për bileta, i kanë shitur ato me një çmim 30 deri 50% më shtrenjtë.
Grupet e tifozerive shqiptare nga Lugina kanë siguruar biletat nga tribunat të cilat nuk janë për tifozët miq, ndërsa problem në vete mbetet udhëtimi drejt Beogradit në ditën e ndeshjes.
Siç raporton supsersport.al, në radhët e tifozëve kuqezi nga Lugina e Preshevës, por edhe nga Bujanoci, eksiston frika se mund t’u ndalohet hyrja në Beograd, që është rreth 370 km larg vendlindjes së tyre.
Në fakt nuk ka asnjë arsye, përveç të qenit shqiptar, që autoritet serbe të ndalojnë hyrjen në stadium të tifozëve shqiptarë të lindur brenda territorit të Serbisë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button