LajmeMagazina

Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyn mëkatet e dy viteve

Agjërimi i ditës së arafatit.
Nëse dita e araftit është ditën e premte, a duhet të agjërohet edhe të enjtën apo mjafton vetëm e premtja?
Agjërimi i ditës së arafatit është synet i preferuar, ku sipas hadithit të Muhamedit a.s. arrin faljen e mëkateve të vogla nga ana e Zotit për një vit ose dy vite të shkuara dhe për vitin vijues.
Nëse dita e arafatit është ditën e premte atëherë, nëse ka mundësi të agjëron edhe të enjten është mirë që ti ikim dyshimit se dita e premte nuk preferohet ( pra jo nuk lejohet, por nuk preferohet ) të agjërohet vetëm.
Por meqë dita e arafati është synet i preferuar dhe është agjërim me shkas dhe ka një vlerë të madhe nëse e agjërojmë; atëherë ata që e agjërojnë vetëm ditën e premte agjërimi i tyre është i plotë, i pranuar dhe pa asnjë pengesë.

Pra, agjëroni ditën e arafatit që të ju falen mëkatet.
Pergatiti: Mr. Ragmi Destani

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button