LajmeMagazina

Arifi: Nuk ju kemi kundërshtar, ju kemi vëllezër

Fushata parazgjedhore e listës “Partia Demokratike – Dr. sc. Nagip Arifi”, në mbrëmjen e së hënës ka vazhduar me tubimin e mbajtur në fshatin Nesalcë të komunës së Bujanocit.
Simpatizantë nga fshati Letovicë dhe Nesalcë kanë pritur përfaqësuesit e Partisë Demokratike (PD), të cilët kanë folur për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e Këshillit të pakicave kombëtare që do të mbahen më 26 tetor.
Nikoqiri, Ekrem Halimi, kryetar i nëndegës së PD-së në Nesalcë, para të pranishmëve ka thënë se zgjedhjet që do të pasojnë kanë një rëndësi të posaçme për shqiptarët  autoktonë në Luginë të Preshevës.
Halimi tha se “KKSH aktualisht është një partiak dhe nuk përfaqëson shqiptarët e Luginës. Ideja e koalicionit ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve në këto troje”.
Kryetari i PD-së Nagip Arifi, duke folur për vonesën rreth fillimi të tubimit, pasi salla ishte e zënë nga “Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve”, tha se kjo na ka ndodhë edhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2012-të.
“Ne ata nuk i kemi kundërshtarë, ne i kemi vëllezër, kurse ata të tjerët, të cilët kësaj here nuk garojnë, ata mund të themi se i kemi armiq”, u shpreh Arifi, duke ndërlidhur mbarëvajtjen e fushatës parazgjedhore në komunë të Bujanocit.
Ai matej tha se askush nuk ka të drejtë që me çështje në të cilat është kompetente KKSH, të luaj për interesa politike.
“Ne i ftojmë të gjithë ata që ia dojn  të mirën shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi, të bashkohen dhe të përkrahin Partinë Demokratike sepse këtu është e ardhmja e Këshillit Nacional”.
Ndihmëskryetari për çështje të arsimit, Hajredin Hyda, tha se pjesëmarrje e PD-së në zgjedhjet për KKSH i pengon rivalët.
“Katër vitet e fundit nga Këshilli Nacional, mund të konstatojë se në mënyrë permante,  në vend se të avancohen çështjet e parapara me Ligj, ato ja degraduar, sidomos në shkollat shqipe”, tha Hyda.
“ “Shkolla fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë, “Naim Frashëri” në Bujanoc, “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, “Migjeni” në Muhoc, shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, të gjitha këto shkolla edhe sot e kësaj dite kanë këshilla të përkohshme ose këshilla të dhunshme”.
Ai nënvizoi se KKSH në katër vite, më shumë ka punuar në degradimin se sa në avancimin e këtij organi.
Kandidati i propozuar për Këshilltar në Kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Zejni Fejzullahu, tha se prej katër fushave të veprimit të këtij institucioni më e rëndësishmja është ajo e arsimit, “shtyllë e të gjitha shtyllave të KKSH-së”.
“Kemi shumë probleme në lëmin e arsimit, fatkeqësisht ato janë shtuar dukshëm me veprimet të cilat i ka bërë përbërja e tanishme e cila është në ikje e Këshillit Nacional”, tha Fejzullahu.
Ai gjithashtu nuk ishte dakord me numrin e titujve të librave të publikuara nga KKSH.
“Ata trumbetojnë se Këshilli Nacional ka publikuar rreth 85 tituj të librave, me çka, me plotë përgjegjësi e them se e keq informojnë opinionin shqiptarë në Luginë të Preshevës. Sipas një statistike, Këshilli Nacional, gjithsejtë ka botuar, apo ka zyrtarizuar, 40 tituj, të cilat përfshijnë vetëm 24 lëndë mësimore, ndërsa tekstet tjerat të cilat trumbetojnë se ata i kanë bërë, kanë ekzistuar edhe më parë, para se të formohet Këshilli Nacional”, u shpreh Zejni Fejzullahu.
Edhe kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, njëherit kandidatë për këshilltarë pran Këshillit Kombëtare, Edmond Isufi, e filloi fjalimin e tij me fushën e arsimit duke thënë se “Nesalca është vatër e diturisë, ju më së shumti do të përkrahni këtë fushë që të avancohet, pasi është bërë shumë pak”.
Ai tha se Këshilli është i shqiptarëve, duke nënvizuar se PD nuk ka dalë në fushatë për të krijuar përçarje në mesin e shqiptarëve.
“Prapë do të jemi bashkë aty. Për mua shqiptari nuk do të jetë armik”, u shpreh Isufi.
Xhejlane Jakupi, kandidate nga ky vendbanim shqiptar për këshilltare në KKSH, tha se ky organ ka një rol të rëndësishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Serbisë, në katër fusha.
“Bëne atë që bënë trimat tanë në Beograd, ju bëne duke e rrethuar numrin 1”, porositi kandidatja, qytetarët.
Litsa “Partia Demokratik – Dr.Sc. Nagip Arifi”, koalicionit Partia Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Luginës, fushatën do ta vazhdojë me tubimin e së martës në fshatin Bilaç, duke filluar nga ora 19:00./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button