Delegati i UEFA-s, Eduard Prodani, beson se Shqipëria do të marrë tre pikë në tavolinë, derisa Serbisë do t’i dënohet fusha.
Ai është aktualisht delegat i UEFA-s, por më shumë sesa kaq ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndaj i njeh mirë rregulloret e organizmit të futbollit europian.
Bëhet fjalë për Eduard Prodanin, aktualisht drejtor i “Qemal Stafa”-s, i cili në një intervistë për “Panorama Sport” jep versionin e tij në lidhje me vendimin që mund të merret nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, më datë 23 tetor.
“Personalisht jam i mendimit që vendimet kryesore të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s do të jenë që ndeshja të na jepet “forfeit”, pra ta fitojmë ne në tavolinë 3-0 dhe Federata Serbe të dënohet që të paktën ndeshjet e mbetura të këtij kompeticioni t’i luajë pa spektatorë ose jashtë Serbisë”, deklaroi Prodani.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;