Ka mjaftuar vetëm mbajtja e seancës së parë konstituive më 17 korrik dhe deputetët e kësaj legjislature me dhënien e betimit, të hyjnë në listën e pagave duke marrë për çdo muaj nga 1 mijë e 488 euro.
Dhe sipas një përllogaritjeje, më shumë se gjysmë milioni euro është dëmtuar buxheti i Kosovës nga këta deputetë, që nuk kanë bërë asnjë punë në Kuvendin e Kosovës, që nga dita e parë.
Por, nuk janë vetëm deputetët të cilin po “vjelin” nga buxheti i shtetit, pasi që edhe qindra e mijëra euro tjera shpenzohen për stafin e Kuvendit, pa pasur ndonjë angazhim të posaçëm deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Nga 120 deputetët sa numëron legjislativi, aktualisht pagën e plotë të deputetit po e marrin 107 parlamentarë, derisa pjesa tjetër i marrin pagat në institucionet tjera ku janë të angazhuar si në qeveri, apo universitete.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;