LajmeMagazina

Do të ndalohet rreptësisht duhani në vende publike dhe lokale!

Në bazë të rregullores së re për ndalim të duhanit të cilën po e pregadit ministria e financave do të jetë si në vijim:
Pirja e duhanit në vende publike dhe ato të punës do të ndalohen plotësisht. Rregulla për paketim të cigareve dhe pamja e kutive do të jetë më rigoroze. Do të ndalohet prodhimi i cigareve “Slim” si dhe ato me shije mentoli. Do të ketë fotografi në kuti të cigareve për dëmin që shkaktohet nga duhani. Do të ketë kontrollime më të madhe për cigaret elektronike.
Për dallim nga ligji i deritanishëm, si zgjidhje kalimtare, në të cilën objektet hotelerike, restoranet dhe kafiteritë kanë mund të zgjedhin se do të kenë lokal ku pihet duhani apo nuk mund të pihet, ose gjysmë ku pihet e gjysmë lokali ku nuk pihet nëse janë më të mëdha se 80 m2. Sipas ligjit të ri, nuk do të mund të pihet më askund duhan. /presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button