MagazinaSport

E PABESUESHME: Dy shqiptarë nga Kosova në mesin e tifozëve serbë

Nuk do ta besoni. Tifozët shqiptarë nga Kosova ndoqën ndeshjen e mbrëmshme midis stadiumit të Beogradit, dhe madje ishin në tribuna në mesin e huliganëve serbë. 
Se dashuria për kombëtaren shqiptare kalon cdo kufij e vërtetojnë edhe këta dy tifozë nga Kosova të cilit kishin shkuar ekskluzivisht ta përcjellin ndeshjen. Nga disa fotografi që kanë postuar ata në Facebook, sic raporton Reporteri.net, ata shihen duke përcjellur ndeshjen historike. 
Janë këta Leotrim Gashi nga Skenderaj dhe Labinot Berisha nga Rahoveci. 
Për Reporteri.net Leotrimi tregon se si gjatë ndeshjes nuk kanë folur fare mes vete, vetëm në ndonjë rast kanë folur vesh më vesh në gjuhën angleze. “Kemi hyrë me bileta dhe na kanë kërkuar letërnjoftimet. Meqë ka qenë turmë e madhe i kemi hutuar duke u thënë se i ka një person mbrapa nesh, dhe kemi vazhduar kemi hyrë në stadium”, tregon Leotrimi.
Ata kanë qëndruar në pjesën Perëndimore mu aty ku kanë qëndruar huliganët më të mëdhenjë të Serbisë.
Kemi pasur shumë stres, shton ai, kur kanë sharë dhe kanë kënduar këngë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button