MagazinaTech / Shkencë
Energjia diellore në celular
Telefonët celularë, laptopët dhe kompjuterat tabletë mund të përdoren me energjinë e prodhuar nga rrezet diellore.
Shkencëtarët australianë, si rezultat i shtatë viteve studim njoftuan se pajisjet elektronike si celulari mund të punojnë me energji diellore si makinat llogaritëse, raporton Anadolu Agency (AA).
Komuniteti Britanisë së Bashkuar (Commonwealth), Komuniteti Kërkimeve Shkencore dhe Industriale, Shkencëtarët nga Universiteti Monash në Universitetin e Melburnit që punojnë në fushën e energjisë diellore në studimet e bëra në fotovoltaikës njoftuan se pajisjet celularë, laptopët dhe kompjuterët tabletë mund të përdoren me energjinë e prodhuar nga rrezet diellore.
Praktikuesit e projektit, Dr. Fiona Scholes në një deklaratë për ABC News kanali shtetëror i lajmeve të Australisë njoftoi se bateritë organike që punojnë me energji diellore mund të nxirren nga një printer tre-dimensionalë dhe me integrimin e tyre në pajisjet portative mund të furnizojnë ato me elektricitet.
Prof. Dr. Rashit Turan, anëtar në Këshillin e Fakultetit të Shkencave, Departamenti i Kimisë, në Universitetin Teknik, Lindja e Mesme (M.E.T.U.) tha në një deklaratë për korrespondentin e AA: “qelizat organike diellore, drita që vjen nga dielli duke kaluar në disa proçese kthehet në energji eklektrike. Ne jemi duke punuar për vite në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të këtij projekti në Turqi.
Gjithashtu Turan theksoi se energjia diellore mund të përdoret edhe në jetën e përditshme duke dhënë si shembull se mund të përdoret në veshje të ndryshme, në uniformat ushtarake dhe mbi sipërfaqeve të tilla si çatitë.
Pedagog në Fakultetin e Shkencave, Departamenti i Fizikës në (M.E.T.U.) Doç. Dr. Ali Çërpan theksoi se sistemet e energjisë diellore dritën e diellit e kthejnë në energji elektrike me një vlerë prej 8% dhe kur përfitimi nga kjo teknologji të shkojë deri në 15% atëherë mund të përdoret ne pajisjet portative në Turqi.
Çërpan gjithashtu thekson se shfrytëzimi më efektiv dhe më i madh energjisë diellore është në vendet si Japoni, SHBA, Gjermani, ndërsa Turqia është akoma në fazën studimore dhe kërkimore dhe se po punohet që të aplikohet edhe në jetën e përditshme.