MagazinaShëndetësi

Hani fruta dhe perime që të jeni të lumtur

Hulumtuesit australian thanë të mërkurën se të hash sasi të mëdha të pemëve dhe perimeve mund të ju bëjë më të lumtur.  
Universiteti i Queensland bëri një studim, që përfshiu më shumë se 12,000 njerëz, dhe arriti në përfundim se të hash tetë apo më shumë porcione frutash dhe perimesh në ditë përmirëson mirëqenien mendore.  
Studiuesi i shëndetit Redzo Mujcic tha për një radio lokale në australi se udhëzimet aktuale për fruta dhe konsumim të perimeve janë kryesisht të përqendruara në shëndetin fizik dhe atë mendor. 
Studimi i Mujcic i shikoi zgjedhjet e njerëzve në fruta dhe perime, dhe i vlerësoi ato me nivelet e kënaqësisë, stresit dhe vitalitetit. 
“Sa më shumë që të hani aq më mirë, por ka edhe disa pika optimale. Të hash rreth pesë fruta dhe pesë perime (në ditë) na bën të ndjehemi shumë të lumtur”, tha ai për ABC Radio në Australi. 
Megjithatë, Mujcic tha se më pak se 10% të anketuarve hanin 10 fruta në ditë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button