Drejtor i televizionit KlanKosova, Baton Haxhiu, ka vlerësuar se pronarët nuk mund t’i mbrojnë gazetarët nga hajnat, vrasësit e të çmendurit.
I pranishëm në protestën e sotshme me gazetarë, Haxhiu tha se është e pamundur të ndërtohet një marrëdhënie sigurimi ku me bodigarda ruhet profesioni.
Ai është shprehur i indinjuar edhe me institucionet përgjegjëse, të cilat sipas tij po tregohen të butë me kërcënuesit.
“Çka të ndërmarrim. Shteti dhe partitë politike na joshin me fjalitë për shtet ligjorë dhe gjëra të tilla. Si të mbrohemi nga hajnat dhe vrasësit. A mundet një njeri që ka një kamerë, një diktafon apo një laps për të shkruar të mbrohet nga vrasësit”.
“Beteja e vazhdueshme e jona për të ushtruar profesionin në kohë të vështira. Unë mendoj që edhe në kohën kur kemi qenë në okupim ka pasur momente kur liria e fjalës ka qenë më e dobishme. S’po flas se një krahasim i tillë është i ngjashëm , por megjithatë institucionet janë shumë të buta me vrasësit dhe pretenduesit vrasës”, ka thënë Haxhiu për KosovaPress.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;